Sport

Prishtina afër goditjes së madhe, në kryeqytet pritet të transferohet sulmuesi i talentuar i skuadrës kroate

Prishtina që ka krijuar një bazë të fortë nga edicioni i kaluar, ku u shpall kampion, tani po punon për edicionin e ardhshëm.

Telegrafi disa ditë më parë njoftoi se Mendurim Hoti, ka nënshkruar me klubin nga kryeqyteti, por përforcimet në fazën e sulmit vetëm po shtohen.

Prishtina pritet të ofrojë në radhët e veta sulmuesin e Hajduk Splitit, Bleart Tolaj.

Deçanasi luan në sulm, në të gjitha pozitat, ndërsa ka qenë i tubuar te Kosova U19 dhe U21 në të shkuarën.

21 vjeçari është aktivizuar me ekipin e dytë sezonin e shkuar, ku ka zhvilluar 30 ndeshje, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar një herë.

Bisedimet janë duke shkruar shumë mirë dhe lojtari pritet që në ditët në vijim të zyrtarizohet te Prishtina.

Prishtina vitin e shkuar nga Hajduku e ofroi mbrojtësin Lumbardh Dellova, i cili doli një nga goditjet më të qëlluara në Superligë.

Kampionët nuk do të ndalen me kaq, pasi që po punohet edhe për përforcime të reja.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje

Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u