Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ”Fadil Vokrri”

Llapi shënoi fitoren e dytë në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Prishtinën në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë, shkruan Zeri.info.

Llapi e fitoi me përmbysje këtë ndeshje, duke dalur triumfues nga ”Fadil Vokrri” me rezultatin 2-1.

Besnik Krasniqi shënoi fillimisht për kryeqytetasit nga pika e bardhë në minutën e 22-të.

Por, llapjanët përmbysen gjithçka në minutat shtesë, me Kastriot Selmanin e Valmir Veliun që shënuan në minutat 90+3 dhe 90+5.

Pas kësaj fitore, Llapi ka nëntë pikë dhe renditet në pozitën e nëntë, kurse Prishtina është e gjashta me dhjetë pikë.

https://www.facebook.com/sportineklankosova/videos/2366439430153151

Postime të ngjajshme
Sport

Humbja me Partizanin kushton shtrenjtë, Martini njofton vendimin e rëndësishëm

Sport

Daku gjen rrjetën për herë të tretë në Kroaci, shënon në fitoren e Osijekut

Sport

Real Madridi është destinacioni i preferuar i Haalandit

Sport

Shiu në Elbasan "mbyt" Teutën, Partizani fiton me përmbysje spektakolare