Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun

Portieri i Trepçës ’89, Prince Koubassanath është një nga portierët më në formë të momentit në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Numri një i Trepçës ’89 gjatë një bisede me Gazetën Olle, tregoi se si po i duket Kosova, a është i lumtur tek Trepça ’89 dhe a i frikësohet Ballkanit para ndeshjes së javës së tetë.

“Po, unë jam i lumtur me ekipin tim të ri, 89-shi janë një nga ekipet më të mëdha në Kosovë, është kënaqësi e madhe të jem pjesë e tyre”- u përgjigj Prince, kur u pyet se si po kalon tek skuadra e re.

“Superliga e Kosovës është një ligë e nivelit të lartë në të cilën luajnë shumë futbollist me përvoj. Më pëlqen këtu, vendi është i bukur dhe njerëzit janë të mirë e të sjellshëm me mua”- ishte përgjigjja e portierit kur u pyet se si po i duket Superliga e kosovës dhe jeta këtu.

Tutje, gardiani pati edhe disa fjalë të tjera kur u pyet se a i frikësohet përballjes me Mirlind Dakun dhe Ballkanin.

“Nuk i frikësohem golashënuesit më të mirë, Mirlind Dakut. Është e vërtetë se Ballkani është një skuadër e madhe me shumë lojtarë të mirë, por në stërvitje po punojmë maksimalisht që të luajmë mirë kundër të gjitha skuadrave. Do jetë një ndeshje e vështirë, që vjen pas një barazimi kundër Gjilanit e unë besoj se bashkëlojtarët e mi dhe unë do bëjmë të pamundurën për të marrë diçka më shumë kundër Ballkanit” – ishin fjalët e tij.

Prince, dha edhe një premtim për tifozët.

“Unë dhe pjesa tjetër e ekipit do japim gjithçka në fushë për të fituar sa më shumë pikë dhe për të qenë sa më lart që është e mundur në tabelë”- përfundoi 21 vjeçari.

Postime të ngjajshme
Sport

Isa Mustafa me një analizë të gjatë, reagon fuqishëm ndaj akuzës për prodhim të lajmeve të rreme

Sport

Nëntë minuta lojë, zhbllokohet rezultati në takimin Juventus – Torino

Sport

Këto janë fjalët e Cimës së Ballkanit para derbit të së dieles

Sport

Në prag të derbit Drita – Ballkani, dy kapitenët e skuadrave tregojnë atmosferën dhe pritshmëritë