
Ai në emisionin e tij “The ABC talk show” imitoj zërin e alarmit 3 herë gjatë programit, duke u tallur me sistemin e paralajmërimit në të njëjtën ditë i cili u testua zyrtarisht në SH.B.A pikërisht në këtë ditë ai e ka imituar në emision, tansmeton Indeksonline.
Gjatë periudhës së provës në tetor të vitit të kaluar, më shumë se 200 milion telefona celularë amerikanë morën njoftime provë, të cilat janë krijuar për të paralajmëruar kërcënime të mëdha siç janë sulmet me raketa, katastrofat natyrore dhe terrorizmi.
Sipas Komisionit Federal të Komunikimeve, Jimmy Kimmel Live! theu rregullat e transmetimit në skemë, sepse shfaqjet televizive janë të ndaluara të imitojnë sistemin e paralajmërimit “për të shmangur konfuzionin kur përdoren tonet, alarmin për lodhjen midis dëgjuesve dhe aktivizimin e rremë.