Sport

Prestigjiozia angleze: Liga e Kampionëve në rrezik, UEFA heton Cityn

Sipas asaj që raporton “Daily Mail’, UEFA ende nuk e ka mbyllur hetimin për sa i përket Fair Play Financiar të shkelur nga skuadra e Mançester Cityt, teksa nuk përjashtohet dënimi i ashpër ose gjobë ndaj “qytetarëve”.

Në shkurtin e vitit të kaluar, UEFA vendosi të ndalojë për dy vite pjesëmarrjen e Sitit në Ligën e Kampionëve dhe i ndëshkoi me 30 milion euro gjobë, por vendimi u hodh poshtë nga gjykata e TAS-it në Zvicër, e cila e zbriti dënimin në një gjobë 10 milion euro.

Një histori e cila dukej se ishte mbyllur, por ende nuk është zgjidhur plotësisht. Vetë drejtuesit e Premier Ligës janë shprehur se nuk do të flasin deri sa kjo çështje të mbyllet.

 

Në dëm të Cityt dolën disa dokumente ku dukej qartë shkelja financiare, por vetë klubi reagoi me pretendimin se këto letra ishin “jashtë kontekstit” dhe ishin vjedhur për të dëmtuar reputacionin e klubit.

Postime të ngjajshme
Sport

Skenarët që e shpallin Prishtinën kampion këtë fundjavë

Sport

Liridon Leci flet për festimin e tij me shqiponjë: Ishte koha kur Xhaka e Shaqiri kishin bërë këtë gjë ndaj Serbisë

Sport

Liga e Parë, sot do të mësohen dy skuadrat që futen në Superligë

Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit