Sport

Pressing: Kosova ka probleme me trajnerin

Panelistët në Pressing, Berat Buzhala, Albert Bunjaku, Driton Latifi dhe Agim Kasapoli kanë debatuar për punën e trajnerit të Kosovës Bernard Challandes

Gazetari Agim Kasapolli ka thënë se pozita e trajnerit duhet të shqyrtohet.
“Qyky Challandes ka marrë respekt boll nga ne, nuk dua që të kaloj viti pa humbje”, ka thënë Kasapolli.

Gazetari Berat Buzhala ka thënë se trajneri duhet të ndërrohet për t’i dhënë një energji të re skuadrës.

“Janë shkarkuar trajner të mëdhenj në Angli. E kemi rastin e Wenger që e ka ndërruar komplet filozofinë e futbollit. Ai thotë se ‘pronarit nuk i intereson çka ke fituar, atij i intersojnë trofetë”, ka thënë Buzhala.

Në anën tjetër, Driton Latifi ka thënë se Challandes është marrë si trajner për shkak për të sjell në Kombëtare futbollistë nga Zvicra.

“Ideja e Vokrrit ishte që të merrte një trajner zviceran që të merrnin futbollistë që luajnë në Zvicër”, ka thënë Latifi.

Kurse Albert Bunjaku ka thënë se kontrata e Challandes varet krejtësisht me federatën.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani nuk di për humbje në Suharekë që 550 ditë, ja cila skuadër e mposhti e fundit

Sport

Juventus – Barcelona: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes më të zjarrtë të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Sport

Brugge - Lazio: Publikohen formacionet zyrtare, ky është vendimi për Vedat Muriqin

Sport

Fjalimin e Kryetarit të Komunës në zhveshtore që e motivoi Ballkanin për fitoren e sotme, duhet ta dëgjoni