Lajme

Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet Shefqet Krasniqit me dy fotografi

Deklarata e hoxhës Shefqet Krasniqi që gratë e kanë vendin në kuzhinë ka ngritur reagime të shumëta, raporton Gazeta Express.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Në Instagram, ajo ka publikuar dy foto ku shkruhet se “vajzat e kanë vendin aty ku ato ëndërrojnë”.

“Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, dëshirojnë dhe punojnë për atë punë fort”, shkruhet në këtë foto që ka publikuar Vjosa Osmani, ku shihen edhe dy gra ushtare.

Këtë fjali Osmani e ka thënë në fjalimin e parë si presidente e Kosovës, para deputetëve të Kuvendit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë