Lajme

Presidentja Osmani e kryeministri Kurti zgjedhin zv.drejtorin e ri të AKI-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar sot Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, përcjell Demokracia.com.

“Zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012. Një pjesë të studimeve, Bytyqi i ka përfunduar në SHBA. Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, e kanë shkarkuar, dje, nga detyra zëvendësdrejtoren e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Nikoll Nikprelaj humb personin më të dashur të familjes

Lajme

Uran Ismaili bun në Tophane – Ja çfarë ndreqën këtë herë

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme

Lajme

Kryeministri kroat tallet me serbët: Nikolla Tesla është aq serb sa Bruce Lee