Lajme

Presidentja e kryeministri vizitojnë ushtrinë, Zotëriu i Parë e provon snajperin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, sot kanë vizituar ushtarët të cilët po marrin pjesë në ushtrimin ‘Defender Europe 21’.

Përveç tyre, i pranishëm ishte edhe Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, shkruan Reporteri.net.

Në fotografitë e publikuara, Sadriu shihet i veshur me uniformë të Ushtrisë së Kosovës teksa provon një armë të llojit snajper.

 

Kujtojmë se bashkëshorti i presidentes Osmani mban gardën kolonel në komponentën rezerve të FSK-së.

Ndërkohe, pas përfundimit të ushtrimit “Defender Europe 21”, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do t’iu adresohen ushtarëve.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Bisha” që u rrokullis në bjeshkët e Deçanit, dalin detajet se cila është vlera e saj

Lajme

Reagon koloneli amerikan që shërbeu në Kosovë, pasi mbështetësi i Kurtiti tha se SHBA’ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Lajme

Ja cili është qyteti i fundit i çliruar nga Serbia 22 vjet më parë

Lajme

Rufki Suma i çon ‘selam’ Ramiz Lladrovcit si kryetari më i mirë i zgjedhur