Sport

Presidenti Zeka konfirmon largimin e dy futbollistëve nga Trepça ’89

Trepça ’89 e humbi ndeshjen e barazhit dhe do të garojë edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë.

Kjo do të jetë hera e dytë që kjo skuadër bie në nivelin e dytë për nga rëndësia në futbollin kosovar.

Tashmë kanë filluar edhe largimet e futbollistëve nga kjo skuadër, atje ku pritet të ketë ndryshime të mëdha.

Presidenti i kësaj skuadre, Abedin Zeka për GazetaBlic Sport konfirmoi që Arbnor Muja dhe Muharrem Jashari do të largohen menjëherë nga klubi edhe pse kanë kontrata.

“Disa nga futbollistët që janë pa kontratë nuk kanë obligime ndaj klubit. Muharrem Jashari dhe Arbnor Muja që kanë kontratë do të largohen në marrëveshje me klubin. Jashari ka disa oferta nga Evropa dhe mbetet të shihet se tek cila skuadër do të shkojë, kurse Muja do të transferohet tek Drita. Do të ketë edhe ardhje të reja, Trepça ’89 do të rikthehet fuqishëm në Superligë“, tha Zeka .

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!