Lajme

Presidenti Trump : “A po i mëshojmë Iranit?”

Donald Trump, presidenti i Amerikës, iu kishte kërkuar këshilltarëve të lartë të tij që ta vlerësonin mundësinë e sulmit në pajisjet nukleare të Iranit në javët e ardhshme, sipas një raporti të New York Times.

Gjatë një takimi në Zyren Ovale të enjten, presidenti në largim i pyeti disa prej këshilltarëve të lartë të tij, përfshirë edhe zv.presidentin Mike Pence, sekretarin e shtetit Mike Pompeon, “nëse kishte mundësi të ndërmerrte veprime kundër vendeve kyçe nukleare të Iranit në javët e ardhshme,” thotë gazeta, përcjell Periskopi.

Zyrtarët e lartë “e dekurajuan presidentit nga kjo lëvizje ushtarake”, duke e paralajmëruar se një sulm mund të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë në javët e fundit të presidencës së tij.

Trumpi raportohet se e bëri këtë pyetje pas raportimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) që thotë se Irani po vazhdon ta pasurojë uraniumin.

Sipas The Times, shënjestra më e mundshme e një sulmi të tillë mund të ketë qenë Natanzi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Nipi e zbulon flamurin personal të Isa Boletinit: E ka ngritur me 30 qershor 1912

Lajme

Përplasje e re, mospajtime të vazhdueshme