Sport

Presidenti i UEFA-së nuk është kundër ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Bashkimi i kampionatit shqiptar me atë kosovar ka qenë një ëndërr që tifozëritë në të dy vendet e kanë kërkuar prej kohësh, duke e cilësuar mëse normale dhe të drejtë një kërkestë tillë. Një aktivitet që dy federatat e kanë cilësuar shpesh si të pamundur për sa kohë që ekziston pengesa e ndërkombëtarëve.

Por presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë të dhënë së fundmi, është ngacmuar për bashkimet e ligave, nën petkunë e të ashtëquajturave liga rajonale, dhe me sa duket as ai dhe as organizata që drejton nuk janë kundër.

Ceferin ka treguar se gjitnjë e më shumë vende po kërkojnë krijimin e kampionateve rajonale për të shtuar cilësinë e aktiviteteve të tyre.

“Në UEFA në po mendojmë për kampionatet rajonale, po flasim me drejtuesit e federatave, por nuk besoj se në një kohë të shkurtër do të mund të ndërtojmë një ligë rajonale në ish-Jugosllavi. Situata politike është shumë e komplikuar, lufta është ende në mendjen e njerëzve. Nëse do të bëhen liga rajonale, do të ishte realiste të futej Sllovenia, Kroacia dhe disa vende në një grup dhe Serbia e vende të tjera në tjetrin. Gjithsesi, gjithnjë e më shumë shtete po intersohen për mundësinë e ligave rajonale, që do të rritnin vlerën e klubeve, ashtu si edhe të ardhurat nga sponsorët dhe e drejta televizive”, pranoi Ceferin, shkruan “Vipsport”.

Ky i fundit bëhet presidenti i parë i UEFA-s që shprehet në favor të kampionateve të bashkuara, por tregon edhe pengesat që duhen kaluar më parë. “Në përgjithësi UEFA nuk ka asnjë gjë kundër ligave rajonale, por problemi është se si ligat në fjalë do të zgjidhnin pjesëmarrjen në aktivitetet europiane. Ky është problemi që duhet të zgjidhë UEFA. Dhe meqë ra fjala, ne nuk dëshirojmë që të krijojmë liga rajonale që të shkatërrojmë kampionatet kombëtare. Organizimi i ligave rajonale është një sipërmarrje serioze dhe asgjë nuk është vendosur, por po shyrtohet me seriozitet”, deklaroi presidenti i UEFA-s.

Me pak fjalë, nëse Shqipëria e Kosova duan të bashkojnë kampionatet nën petkun e një “lige rajonale”, mund ta bëjnë një gjë të tillë edhe me miratimin e UEFA-s. FSHF dhe FFK janë munduar që të ndërtojnë një Kupë të përbashkët, por nuk kanë siguruar vetë financat për ta bërë një gjë të tillë si dhe nuk kanë as garancinë nga UEFA që fituesi të ketë përfaqësim në Europë, edhe pse të dy federatat janë gati të sakrifikojnë Kupat kombëtarë për të.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim