Sport

Presidenti i PSG-së jep lajmin e fundit mbi te ardhmen e Mbappes

Do të qëndrojë apo do të largohet? Do ta pranoj apo do ta refuzojë vazhdimin e kontratës më Paris 0 Saint – Germain?

Këto janë dilemat që po e përcjellin situatën e sulmuesit francez të Paris – Saint – Germain Kylian Mbappe i cili ka tërhequr shumë interesim nga Barcelona dhe Real Madridi, përcjellë KosovaPress.

Vazhdimi i kontratës së tij me PSG-në ende nuk ka ardhur dhe pikërisht ky fakt e ka lënë të hapur rrugën për t’u ngritur shumë spekulime.

Por, kësaj radhe, është Presidenti i PSG-së Naser El Khelaifi ai i cili ka lëshuar një deklaratë të fortë për të ardhmen e tij.

“Do të jem i qartë. Kylian Mbappé do të vazhdojë këtu në Paris Saint-Germain, ne nuk do ta shesim atë dhe ai nuk do të largohet nga klubi si një agjent i lirë. E pamundur “, tha shkurtimisht ai për “L’Equipé”.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës