Sport

Presidenti i Llapit i jep zemër ekipit

Klubi Futbollistik “Llapi” e ka nisur shumë keq sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Tahir Batatines deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje, me ç’rast dy sfidat i ka humbur, shkruan Gazetasheshi.com

Në kuadër të xhiros së dytë, Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” nga Gjilani me rezultat minimal 0-1. Kurse në ndeshjen e javës së tretë është mposhtur në “Riza Lushta” nga Trepça ’89 me rezultat të njëjtë 1-0. Ndërsa, ndeshja në xhiron e parë ndaj Dritës nuk është zhvilluar pasi që kampionia e Kosovës luante në garat evropiane.

Pas këtyre rezultate dëshpëruese, ka reaguar edhe Presidenti i Klubit, Beqir Batatina, i cili ka thënë se këto humbje kanë pak rëndësi për ta dhe se do t’i qëndrojnë ekipin pranë në çdo rast.

Llapi në ndeshjen e ardhshme e pret skuadrën pretendente për titullin kampion, Ballkanin.

Më poshtë e keni postimin e Batatinës:

Të dashur futbollistë të klubit tim,

Unë do të qëndroj pranë jush edhe në vazhdim! Këto humbje kanë pak rëndësi për ne, këto humbje ndodhin dhe janë pjesë e futbollit, ne do gjejmë motivin për t’u rikthyer edhe më fuqishëm në vazhdimin e kampionatit.

Ishim të bashkuar në takimin e parë që kishim së bashku, ashtu do të jemi edhe në vazhdim, të bashkuar, krahë për krahë me njëri-tjetrin për t’i arritur objektivat e klubit.

Shumë shpejtë do të jem pranë jush, unë dhe kryesia e klubit kam besim të plotë në shtabin teknik, në futbollistët e mi dhe në stafin punues, sepse ne jemi duke bërë më të mirën por ndoshta edhe fati na e ka kthyer shpinën në këto ndeshje.

Vazhdojmë së bashku për ndeshjet e radhës!

Forca Llapi

I juaji

Presidenti

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi kapet me drejtorin e Dritës: Veç për volejboll mundesh mem fol

Sport

Shtatë futbollistë shqiptarë tek Lokomotiva e Zagrebit, ja sa është paga mesatare tek klubi kroat

Sport

“Skifterat” me komunikatë publike: Qëndrojmë prapa Gjilanit dhe vendimeve të presidentit Zuka

Sport

Ibrahimi paralajmëron Drenicën para takimit të së martës