Sport

Presidenti i KF Shkëndija, shpalos projektin e klubit

Presidenti i KF Shkëndija Rrustem Pacolli me anè të njè postimi në rrjetet sociale ka shpalosur projektin e klubit nga Hajvalia, shkruan BlicMedia.

Ky është projekti i shpalosur nga Presidenti i KF Shkèndija.

Të dashur bashkëqytetarë,

Kam knaqësinë e veçantë të ju drejtohem në cilësi të Presidentit të KF SHKËNDIJA Hajvali, për të iu shpalosur projektin e klubit të ri.

Ka një kohë që kam filluar të e mbështes sportin, tani së fundi edhe futbollin, e gjithë kjo me qëllim për të krijuar mundësi për talentët e rinj, të zhvillohen dhe të realizojnë ëndërrat e tyre.

Vazhdimi i traditës së familjes time dhe grupit Mabetex, në ndihmën dhënë sportit në përgjithësi do vazhdoj dhe do ngritet. Kjo më bënë edhe më shumë krenar dhe më jep vullnet edhe më shumë që të gjindem pranë sportit e në veçanti të rinjëve të vendit tim.

Klubi i futbollit SHKËNDIJA nga Hajvalia për 3 vite kishte operuar në nivel të shkollës së futbollit dhe kishte treguar mjaftë suksese dhe profesionalizem, për çka dua të i përgëzoj ata të cilët e kanë themeluar dhe zhvilluan aktivitetin e këtij klubi.

Me ftesë të themeluësve të KF SHKËNDIJA dhe një grupi të të rinjëve profesionist, i jam bashkuar klubit dhe ku së bashku kemi konceptuar dhe dizajnuar deri në detajet e fundit një projekt të ri.

Fokusi ynë do të jetë puna profesionale me gjeneratat e reja, andaj në këtë drejtim kemi investuar shumë në ndërtimin e një akademie të mirëfillt sportive, duke angazhuar trajner profesionist dhe të licencuar sipas standardeve të FIFA dhe UEFA.

Një tjetër dimension i rëndësishëm për ne do të jetë edhe ekipa e seniorëve, ku objektivi ynë është që brenda afateve optimale të arrijmë të ngritemi në elitën e futbollit kosovar.

Për mua, si President i klubit është jetike aplikimi i praktikave profesionale, transparencës dhe punës së mirëfillt në të gjitha nivelet e klubit. Me shumë kujdes kemi ndërtuar një ekip e cila po punon çdo ditë drejt realizimit të objektivave të klubit, me shumë përkushtim dhe profesionalizem, andaj dua të i falënderoj të gjithë, pa dallime!

Unë ju premtoj se KF SHKËNDIJA do të e kthej dinjitetin e futbollit në Hajvali!

Na prift e mbara!
RrP.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme