Sport

Presidenti i FFK-së, Ademi flet për Zeqirin: Me vetë dëshirë ka pranuar Kosovën, nuk i kemi bërë kurrfarë presioni

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është deklaruar lidhur me situatën të cilën ndodhet sulmuesi Andi Zeqiri.

Zeqiri kishte pranuar të luante për Kosovën, madje edhe kishte veshur fanellën ‘Dardane’, por pastaj befasisht vendosi t’i bashkohej Zvicrës për Euro 2020.

I pari i FFK-së, Ademi për lajmi.net ka bërë të ditur se marrëveshja me Zeqirin ishte që t’i zhvillonte tri ndeshjet e mbetura me Zvicrën U-21, pastaj të vinte te Kosova.

 

“Andi Zeqiri dhe familjarët e tij e kanë thënë edhe publikisht po për Kosovën dhe ne e kemi pritur siç jemi marrë vesh, pra marrëveshja ka qenë që t’i zhvillojë edhe ato tri ndeshje për shkak se ka qenë në kampionatin evropian me Zvicrën dhe pasi që të përfundojë kjo të jetë me Kosovën”.

“Tani ai është në një listë të gjerë, ne do presim si do ecë kjo listë e tij, do jetë apo jo në ekipin bazë, gjithsesi unë mendoj se njerëzit duhet të jeni të sinqertë, Andi dhe gjithë të tjerët në vendimin e tyre, sepse nuk është kurrfarë zori, dhunë, me vetë dëshirë e ka pranuar, ka veshur edhe fanellën dhe normalisht të paktën me qenë të sinqertë me Kosovën edhe ata që nuk vinë, të mos vijnë sepse ne nuk kemi bërë kurrfarë presioni, por aty ku t’rreh zemra, aty rri”, deklaroi fillimisht ai.

I pyetur nëse është kontaktuar nga ndonjë familjarë ose vetë lojtari pasi u publikua lista e Zvicrës, Ademi mohoi duke theksuar se i qëndrojnë pas marrëveshjes së nënshkruar.

 

Nuk kam pasur kontakt, nuk kemi zhvilluar kontakte të tjera, as ata nuk kanë thirr. Ne qëndrojmë pranë marrëveshjes që kemi bërë, nëse ata nuk e respektojnë marrëveshje, atëherë është çështje e tyre nëse kërkojnë falje ose shpjegojnë situatën, por duhet njeri të këtë dinjitet dhe shpirt për rrënjat e veta kah vjen. Asnjëherë vendi i dikujt nuk bëhet i joti”, nënvizoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues