Sport

Presidenti i FC Prishtinës me fjalë të mëdha për yjet shqiptarë të Zvicrës

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka shkruar fjalë të mëdha për futbollistët shqiptarë që luajnë për Përfaqëusesen e Zvicrës.

Numri një i FC Prishtinës ka përgëzuar kapitenin e “Helvetikëve”, Granit Xhakën për paraqitjen në fitoren historike kundër Francës në 1/8 e finales në “Euro2020”, shkruan Demokracia.com.

Ejupi ka thurrur lavde edhe për yjet e tjerë shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqirin e Admir Mehmedin.

Postimi i plotë i Remzi Ejupit në Facebook:

Vite më parë, kur Granit Xhaka veç e kishte paralajmëruar një të ardhme fantastike në futbollin ndërkombëtar, ai kishte ardhur për pushime në mëmëdhe dhe kishte vendosur t’ia bëjë një vizitë klubit të zemrës, të qytetit të prejardhjes së tij, FC Prishtinës.

Vizitat e tij në FC Prishtinë në fakt ishin të zakonshme. Ndodhnin thuajse sa herë vinte në pushime. Ato bëheshin kur futbolli kosovar ishte në geto – në izolim të plotë nga futbolli ndërkombëtar, ndërsa Xhaka u jepte shpresë e motiv të rinjve të FC Prishtinës dhe gjithë Kosovës që të mos dorëzoheshin dhe t’i ndiqnin ëndrrat.

Më shumë se kaq, me ato vizita Xhaka e tregonte lidhjen shpirtërore e emocionale me mëmëdheun. Ndaj, nuk dija se çfarë dhurate t’ia bëja. Dikur, u sigurova se dhuratë më të pëlqyer për Granitin sesa një shqiponjë argjendi e punuar nga artistët kosovarë nuk mund të ketë.

Sepse, kisha vërejtur se janë shqiponja dhe shqiptarët që qarkullojnë në indet, damarët e Granitit. Graniti e pranoi me kënaqësi e dashuri atë shqiponjë. Me shqiponjë e pamë duke “fluturuar” shumë herë në futbollin botëror, bashkë me Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Blerim Xhemailin e Admir Mehmedin.

Prej vitesh ata me profesionalizëm të hatashëm duke luajtur për Zvicrën treguan traditë, kulturë e besnikëri të lartë shqiptare. Vazhdojnë ta përfaqësojnë Kosovën dhe mbarë shqiptarët përmes një forme tjetër të imponuar nga shumë rrethana të komplikuara, për të cilat më së paku kanë faj ata, por që barra kryesore e kësaj historie unike ra mbi ta.

Graniti e Xherdani po vazhdojnë të na bëjnë krenarë edhe sot, në Euro 2020. Aty ku emri i një kosovari shkruhet me ar, ku prin mbi 11 emra tjerë të mëdhenj kampionë bote, siç janë yjet francezë. Dhe, udhëheq Zvicrën drejt sukseseve historike, duke ia shpaguar zemërgjerësinë që Zvicra e kishte prej dekadash karshi shqiptarëve me histori të dhimbshme të Kosovës.

Faleminderit Granit,

Faleminderit Xherdan,

Faleminderit Admir.

Vazhdoni të fluturoni si shqiponjat në “Euro 2020”. Bëjeni krenar mëmëdheun dhe vendin që iu gjend juve dhe shumë bashkëkombësve tuaj në kohët më të vështira.

Paçi fat!

Postime të ngjajshme
Sport

Babai i Arbër Zenelit e mohon kategorikisht se ylli kosovar i ka këputur ligamentet

Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale