Sport

Presidenti Ademi takim me kryebashkiakun e Stambollit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti Agim Ademi ka zhvilluar dje një takim me kryebashkiakun e ri të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njohu kryebashkiakun e Stambollit me të arriturat e FFK-së dhe të Kombëtares së Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, teksa u diskutua edhe për bashkëpunimet ndërmjet klubeve të dy vendeve në të ardhmen, në veçanti për kategoritë e reja.

Presidenti Ademi gjatë këtij takimi theksoi se duke pasur parasysh kontributin e madh që shqiptarët e Kosovës kanë dhënë për futbollin në Turqi, siç ishte rasti me themeluesit e Gallatasarajt që ishin me prejardhje nga Kosova, pastaj ish-kryetari i Fenerbahçes, Ali Shen si dhe trajneri i tanishëm i Fenerahçes, e po ashtu edhe shumë biznesmen të njohur në Turqi që janë me prejardhje nga Kosova, atëherë ka shumë arsye për të pasur bashkëpunime dhe lidhje mes qyteteve dhe klubeve tona.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Stambollit u shpreh i lumtur që e takojë presidentin Ademi dhe premtoj se shumë shpejtë do ta vizitojë Kosovën dhe FFK-në. /BlicMedia

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv