Sport

Presidenti Ademi merr lëvdata e urime në mbrëmjen gala të FIFA-s për sukseset e arritura

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti Agim Ademi, i cili po merr pjesë në gala mbrëmjen “The Best FIFA Football Awards”, që është mbajtur në Milano, gjatë ditës së sotme ka takuar personalitete të shumta të futbollit, si dhe homologë nga federata tjera.

Presidenti Ademi në një prononcim për faqen zyrtare nga Milano është shprehur i nderuar për urimet dhe lëvdatat e marra për sukseset e deritashme.

“Në të gjitha takimet jemi përgëzuar si Kosovë për sukseset e jashtëzakonshme dhe paraqitjet mbresëlënëse në ciklin kualifikues për Euro 2020. Si zyrtarët e FIFA-s, ashtu edhe personalitete tjera të futbollit dhe homologë nga federatat e tjera kanë shprehur simpatinë e tyre për arritjet tona. E kur merr lëvdata të tilla, pa dyshim ndihesh krenar”, ka theksuar presidenti Ademi.

Ndërkohë, presidenti Ademi është shprehur shumë i lumtur me lajmin e marrë që futbollisti i kombëtares tonë, Arbër Zeneli, për herë të parë pas pësimit të lëndimit në ndeshjen kundër Malit të Zi në Podgoricë, ka filluar me vrapimin.

“Rehabilitimi i Arbërit nga lëndimi po shkon sipas parashikimeve. Sot, ai, ka filluar me vrapim dhe ky ishte lajmi më i mirë i ditës. Arbërit i dëshirojmë kthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër, me bindje se do të rikthehet edhe më i fortë. Forca Arbër, të gjithë Dardanët jemi me Ty”, është shprehur presidenti Ademi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv