
Përkundër faktit që sot jemi në ditën e parë të Vitit të Ri, Premierliga nuk ka asnjë ditë pushim dhe do të vazhdojë akoma.
Edhe pse shumë menaxherë e shumë lojtarë kanë shprehur dëshirën e tyre për pushim 2 javor gjatë festave të fundvitit ose gjatë fillimit të vitit, një gjë e tillë nuk është realizuar.
Dhe kësisoj, Everton dhe West Ham do të jenë në përballje me njëra tjetrën, ndërsa Manchester United dhe Aston Villa mbyllin këtë ditë, përcjell lajmi.net.
Edhe Evertoni, United e Aston Villa po luftojnë që të sigurojnë një vend në garat evropiane e prandaj ndeshjet e sotme janë edhe më interesante.
Sidomos ndeshja mes Djajve të Kuq dhe Luanëve, pasi që Ole Gunnar Solskjaer me skuadrën e tij janë në garë për ta fituar titullin e Premierligës.
Ndeshjet e ligës angleze nuk mbarojnë me kaq dhe madje sport do të ketë edhe nesër e pasnesër, prandaj futbolldashësit kanë çfarë të shohin.