Sport

Premierliga, Liga 1, Bundesliga, Serie A dhe La Liga sjellin ndeshje interesante sot, vëmendja në derbin Liverpool – Everton

Në kuadër të top-pesë kampionateve më të forta në Evropë, sonte do të zhvillohen ndeshje tejet interesante.

Premierliga, Liga 1, Bundesliga, Serie A dhe La Liga kanë vëmendjen maksimale sot për ndeshjet e tyre, shkruan “Zeri.info”.

Në Premierligë, Chelsea synon të vazhdojë me fitore në përballjen ndaj Southamptonit si mysafir, kurse Liverpooli do të përballet me Evertonin në derbin lokal që luhet në “Anfield”.

Në Ligën 1, Reimsi i Valon Berishës është mysafir i St Etienne, kurse Nantes është nikoqir i Marseillet.

Ndërkaq, në Bundesligë, Bayern Munichu përballet si mysfir me Eintracht Frankfurtin, ndërkaq, Dortmundi luan ndaj Schalkes si mysafir.

Në Serie A, Lazio e Vedat Muriqit e pret Sampdorian në pasditën e sotme.

Dhe për fund, në La Liga, lideri Atletico Madridi luan si vendas i Levantes, ndërkaq Real Madridi i shkon Real Valladolidit. /

Postime të ngjajshme
Sport

Sopi i kundërpërgjigjet fuqishëm Abedin Zekës, sqaron situatën e Traores

Sport

Agim Sopi transferon edhe një ish lojtar të Trepçës ’89 në Suedi, flet presidenti Abedin Zeka

Sport

Munishi i emocionuar nga Suharekasit

Sport

Komisioni i Garave ka hapur inicim disiplinor për skuadrën e Llapit