Sport

Prekazi zbulon për herë të parë arsyen e largimit nga Feronikeli

Arbër Prekazi ishte njëri nga futbollistët e kontigjentit të larguar te Feronikeli nga ish-trajneri Agim Sopi dhe ish-drejtori i klubit, Albert Bunjaku, në janarin e këtij viti, teksa mbrojtësi mitrovicas i’u bashkua menjëherë skuadrës së Ballkanit, shkruan Gazetasheshi.com.

Pas gati një viti, Prekazi është rikthyer të flas sërish për këtë çështje, teksa ka hedhur gishtin te këta dy trajnerë për politikat e gabuara që kanë bërë te “Nikli”.

“Nga skuadra e Feronikelit janë larguar futbollistë tejet cilësor dhe me bagazh mjaft të madh. Na është thënë se do ta ndërrojnë gjeneratën dhe do të sjellin futbollist të ri, mirëpo koha e ka dëshmuar që nuk ka ndodhur ashtu. Unë nuk kam dashur të flas deri më tani për largimin nga Feronikeli, pasi që rrespektoj drejtuesit e klubit dhe kryetarin e saj, mirëpo politikat e gabuara nga ata dy persona po reflektohen edhe në sezonin e ri, në të cilin më së paku faj ka kryetrajneri Tovërlani”, deklaroi Prekazi në emisionin “Kampionët” në Kanal 10″.

Prekazi qëndroi për dy vite e gjysmë te Feronikeli dhe fitoi gjithçka që mund të fitohej në futbollin kosovar, mirëpo ishte larguar në mënyrë të papritur nga “Rexhep Rexhepi”.

Postime të ngjajshme
Sport

Tri ndeshje të Superligës zhvillohen sot, kryendeshja në Suharekë

Sport

Gjilani publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Besën, ky lojtar do të mungoj sot

Sport

Ky do të jetë presidenti i ri i Barcelonës

Sport

Gazetari kritikon ashpër Lazion për blerjen e Vedat Muriqit