Sport

Prekazi ‘shpërthen’ pas humbjes së Kosovës

“Dardanët” nuk rezistojnë në Lubjanë. Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Stadion Stozice”, Kosova është mposhtur nga skuadra që drejtohet nga Matjaz Kek.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Pas ndeshjes, Arbër Prekazi, futbollisti i Ballkanit nuk sheh arsye për të mos i kritikuar lojtarët e Kosovës.

“Unë mendoj se futbollistët duhet të reagojnë pas kritikave. Kjo u pa që reaguan pas humbjes nga Shqipëria”, deklaroi Prekazi në “Klan Kosova”.

“Vetë e di këtë gjë, sepse jam futbollist”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Lushtaku reagon pas rezultateve të fundit të Drenicës

Sport

Stadiumi kosovar e merr emrin e dëshmorit të luftës së fundit në Kosovë

Sport

Holanda – Kosova, formacionet zyrtare

Sport

Genc Nuza e ndanë drejtësinë në këtë super ndeshje