Sport

Prekazi pas humbjes nga Shqipëria: Ky lojtar i Superligës mbeti pa frymë, Baftiu nuk është në formë

Shqipëria U-21 ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Kosova U-21, përballje e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, që mbahen vitin tjetër, shkruan Zeri.info.

“Kuqezinjtë” fituan me rezultat minimal 0:1, ndeshje mjaftë e mirë që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Ishte Enis Çokaj që realizoi pas harkimit të Muçaj në minutën e 35-të, gol që doli të jetë vendimtar.

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi tha se ndeshja i kishte dy fytyra. “Në pjesën e parë nuk kishin vetbesim. Taktikisht nuk ishim në nivelin e duhur. Lojtarët janë të ri. Futa lojtarë që ta shpejtojë ndeshjen. Djemtë në pjesën e dytë ishin në nivel”, ka deklaruar Rafet Prekazi për RTK, shkruan Zeri.info.

“Almir Kryeziu i Arbërisë i kishte dy-tri aksione të mira, por pa përvoja e bëri të veten. Ai pati probleme edhe me frymarrje për shkak të mos përgatitjes. As Blendi Baftiu nuk është në nivel pasi që nuk ka luajtur në çdo ndeshje me Ballkanin”, shtoi Rafet Prekazi.

Me këtë fitore, Shqipëria renditët në vendin e tretë me 14 pikë, derisa Kosova në të pestin me nëntë sosh.

Në xhiron e radhës, që njëkohësisht është e fundit për këto kualifikime, Kosova është mysafirë i Turqisë, derisa Shqipëria ka punë edhe me të vështirë sepse udhëton do përballet me Anglinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i Feronikelit emocionohet duke nderuar figurën e të ndjerit Shefqet Sinanit

Sport

Dikur ishte yll i Real Madridit, sot merret me muzikë

Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!

Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme