Sport

Prekazi mbyll ciklin e Kosovën U21, FFK në kërkim të një selektori të ri

Rafet Prekazi nuk do të jetë më selektor i Kosovës U21. Tekniku mitrovicas do ta drejtojë Kosovën edhe në duelin e radhës kualifikues për Evropianin e vitit 2021, teksa pas asaj ndeshje do t’u thotë ‘lamtumirë’ “Dardanëve” të rinj.

Siç bën të ditur mediumi “Sporti.info” tashmë Federata e Futbollit e Kosovës i ka kumtuar lajmin Prekazit që marrëveshja që do përfundojë pas këtij cikli kualifikues nuk do të rinovohet.

FFK-ja është në negociata me disa trajnerë, teksa ende nuk ka ndonjë emër konkret se kush mund t’i drejtojë moshat e 21 vjeçarëve.

Prekazi do ta drejtojë Kosovën ndaj Turqisë për herë të fundit.

Ai qëndroi te Kosova U21 për katër vite.

Postime të ngjajshme
Sport

Njihuni me futbollistin shqiptar i cili u përball dy herë me legjendën Diego Maradona

Sport

Atmosferë brilante në zhveshtoren e Ballkanit, dëgjojnë këngë popullore

Sport

Napoli i kushton tribut të veçantë Maradonës para ndeshjes me Rijekën

Sport

SKANDALOZE: Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës