Sport

Predhë nga 30 metra, futbollisti i Kombëtares shënon gol të jashtëzakonshëm në Itali

Erdis Kraja, mesfushori i Kombëtares shqiptare U21, është kthyer përsëri të shënojë gola spektakolarë.

Futbollisti i cili spikati dy sezone më parë me fanellën e Palermos, tani po tregon vlerat e tij edhe në Serinë C duke luajtur me Leccon, ndërsa ka ndihmuar këtë fundit të marrë një barazim, të rëndësishëm 2-2 ndaj Virtus Verona me një gol spektakolar.

Kraja u aktivizua në minutën e 55-të të sfidës dhe vetëm katër minuta më vonë tregoi atë që di të bëjë. Ai lëshoi një predhë nga 30 metra, që u ndal në rrjetë, me portierin që nuk artriti të devijonte jashtë goditjet e mesfushorit shqiptar.

Një gol i rëndësishme për lojtarin, i dyti në këtë sezon në Serinë C, pasi mund ta ndihmojë që të gjejë përsëri postin e titullarit në skuadrën italiane.

Golin e Erdis Krajes mund ta ndiqeni nga minuta 03:45:

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme