Sport

Prapaskenat: Ja çfarë bëri Neymari për t’u rikthyer në Barcelonë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Neymar ka bërë gjithçka që është e mundur për t’u kthyer në Barcelonë para se të mbyllej afati kalimtar veror në Evropë, sipas Luis Suarezit.

Paris Saint-Germaini e mbajti anësorin brazilian, me gjithë spekulimet e vazhdueshme se ai do të largohej, vetëm dy vjet pasi i ishte bashkuar klubit nga Barcelona për një shumë rekord botëror 222 milionë euro.

Neymar ishte subjekt i një serie ofertash nga klubi katalonas, rivali i të cilit, Real Madridi, kishte shfaqur interesim po ashtu.

Madje ka pasur thashetheme se Neymar i kishe ofruar deri në 20 milionë euro nga xhepi i vet për ta lehtësuar kthimin te kampioni spanjoll.

Por edhe pse PSG-ja e solli në skuadër sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, në formë huazimi për t’i shtuar opsionet në sulm, Neymar do të mbetet në klub të paktën deri në janar.

Suarez tani ka zbuluar se ai dhe bashkëlojtarët e kishin paralajmëruar Neymarin më 2017 të mos e merrte vendimin, për të cilin duhet se tani është penduar.

“Kemi folur për këtë kohë pas kohe. Ne i patëm thënë atij se nuk do të gjente vend më të mirë se Barcelona. Por, ishte vendimi i tij dhe ai e zgjodhi atë rrugë”, tregoi Suarez.

“Tani, ai ka bërë gjithçka për t’u kthyer”, zbuloi ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv