Sport

Prapaskenat e ndeshjes Kosova – Guinea: Debati Pogba-Daku, këshilla e Challandes për Bajselmanin deri te motivimi interesant i Hoxhës

Kosova sot ka zhvilluar një ndeshje tjetër në kuadër të miqësoreve që po i luan në muajin qershor.

Pas përballjes me San Marinon dhe Maltën, sot dardanët janë ndeshur me Guinenë.

Takimi ishte fortë dhe u mbyll me fitoren e Guinesë derisa solli disa momente interesante

Demokracia.com është me ekipin kombëtar dhe nga afër po e përcjellë çdo detaj të dardanëve.

Ekipi siç dihet është i vendosur në Miracle Resort në Antalia, derisa stadiumi ku luhej ndeshje ishte afër 100 kilometra larg. Lojtarët udhëtuan saktësisht në orën 14:30 me kohën lokale drejt stadiumit, derisa ekspedita tjetër e ekipit kombëtar, gazetarët dhe FFK-ja një orë më vonë.

Skuadra dukej e motivuar por qysh në start u pa se do të kenë vështirësi kur dihej se kundërshtari po luante me ekipin më të mirë ndërsa ne ishim me skuadrën e dytë.

Kjo ndeshje pati disa prapaskena interesante që kanë mundur mos të shihen në televizion.

Personi i parë për të cilën u dëgjua me të hyrë në stadium ishte emir i vëllait të Pogbas së Manchester Unitedit, Florian Pogba që sa i përket karrierës është shumë mbrapa. Gjithsesi, për lojtarët e Kosovës nuk qonte shumë peshë pasi ata ishin të fokusuar te loja, madje gjatë ndeshjes Daku e Pogba patën një fërkim që u përcoll me një goditje me bërryl nga Pogba.

Pas 30 minutave lojë, gjyqtari ndali lojën për një pushim të shkurtër dhe gjatë kësaj kohe dëgjohet një motivim interesant që vije nga Arbër Hoxha. “Luani pa frikë e shihni se asgjë nuk kanë ata”, dëgjohet teksa thotë Hoxha.

Loja solli edhe tension tek trajneri Challandes i cili në një moment nuk ishte i kënaqur me një veprim të Bajselmanit duke iu drejtuar me duar që ta ketë vëmendjen më të mirë dhe mos të largohet nga pozicioni i tij.

Me të filluar pjesa e dytë ekipi i Kosovës kërkoi nga mysafirët ta ndërrojnë topin dhe të luajnë me topin që posedonin dardaët pasi ishin të pakënaqur me cilësinë e tij, por kjo gjë u refuzua nga ta dhe meqenëse ata llogariteshin si vendas, gjyqtari nuk e pranoi topin e tyre.

Ndeshja solli edhe duele të ashpra. Një moment interesat ishte me Destan Bajselmanit i cili gjatë një dueli më kundërshtarin kërkoi faull, derisa lojtari i Guinesë iu drejtua. “Luaj futboll, mos luaj si zonjë, por Bajselmani e injoroi plotësisht”.

Gjithsesi, në fund gjithçka përfundoi me korrektësi dhe të dyja taborët i dhanë dorën dhe miqësisht e lëshuan fushën.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!

Sport

Ky lojtar largohet nga Trepça ’89

Sport

ZYRTARE: Gjilani prezanton transferimin më të ri