Lajme

Pozharin e nervozon e kaluara e tij si ish-këshilltar i Fatmir Limajt, ofendon gazetarët duke i quajtur ‘zagarë’

Analisti I afërt me Vetëvendosjen, Xhevdet Pozhari ka reaguar në lidhje me dokumentin që dëshmonte se ka qenë këshilltar i ish ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit Fatmir Limaj sa ky i fundit ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, në vitin 2010, shkruan Gazeta Metro.

Sipas një njoftimi të publikuar në ëeb-faqen zyrtare të kësaj ministrie, Pozhari gjithashtu ka qenë zëdhënës i Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Por Pozhari me një reagim në Facebook, mohoi ta ketë mbrojtur Vetëvendosjen ndonjëherë në debate, derisa vazhdoi t’iu referohet gazetarëve si zagarë, duke iu thënë se keni mbrojtur krimin dhe kapjen e shtetit.

Ai shtoi se kishte kandiduar për VV’në në 2014, sipas tij për ta dhënë kontributin e tij që të thyhet imazhi i servilëve.

‘’ Jo rastësisht në vitin 2014 kam kandiduar për Vetëvendosjen veç me e dhënë kontributin tim modest që të thyhet imazhi i servileve sahanlëpirës në rrethanat kur unë mund t’i kisha të gjitha nëse i nënshtrohesha ‘shefit’.

Sot doni me gjuajt stërpika ju disa që edhe sot ekzistoni si zagarë-gazetarë me fonde të krimit dhe korrupsionit të kamufluara herë me tenderë publikë e herë me reklama dhe financim nga bizneset që përfitojnë nga këta tenderë dhe kanë pronarë fantom’’, shkroi Pozhari.

Ai tutje shkroi se tani ‘’po mundohen të sulmohen ata që thanë se shpresa e fundit e këtij vendi është Albini.’’

Kujtojmë se paraa dy ditëve, u raportua se gruaja e Pozharit është punësuar në Universitetin Publik “Haxhi Zeka”, por lidhur me këtë Pozhari tha se gruaja e tij është e doktoruar në drejtimin juridiko-penal.

Ky është reagimi i plotë:

”Unë nuk e kam mbrojtur Lëvizjen Vetëvendosje në debate. Ajo as që ka nevojë për mbrojtjen, e mbron puna dhe veprimtaria e saj! Gjë që u dëshmua me 50% të mbështetjes së popullatës.

Jeni ju disa zagarë-gazetarë të PDK-së që e keni mbrojtur krimin dhe kapjen e shtetit.

Dhe unë ju njoh mirë bash për faktin se kam punuar në vitin 2009 si këshilltar në MTPT (një vit) dhe ju shihsha se si prej Baton Haxhiut e teposhtë vinit dhe u jargavitëshit për një koc me ua gjujtë me e lëpi. Kjo më neveriti dhe dola kur u kushtëzova që të bëhem me PDK-në. Asokohe në rrethin tuaj kishte njerëz të mirë dhe të përgatitur, por të cilët shkileshin nga ata që ia bartnin çantën shefit të madh, Hashimit.

Jo rastësisht në vitin 2014 kam kandiduar për Vetëvendosjen veç me e dhënë kontributin tim modest që të thyhet imazhi i servileve sahanlëpirës në rrethanat kur unë mund t’i kisha të gjitha nëse i nënshtrohesha ‘shefit’.

Sot doni me gjuajt stërpika ju disa që edhe sot ekzistoni si zagarë-gazetarë me fonde të krimit dhe korrupsionit të kamufluara herë me tenderë publikë e herë me reklama dhe financim nga bizneset që përfitojnë nga këta tenderë dhe kanë pronarë fantom.

Ju njoh krejt juve zagarë-gazetarët siç më njihni edhe ju mua që me vite kam punuar herë në Shqipëri e herë në Maqedoni vetëm që ta shpëtoj shpirtin dhe mos të bëhem paçavure si ju. Ju që me vite e dominonit opinionin publik me para të krimit dhe korrupsionit dhe sot mundoheni ta sulmoni këdo që tha se shpresa e fundit e këtij vendi është Albini.

Qypni, atje!”

Postime të ngjajshme
Lajme

Shqiptarja 20-vjeçare në Gjermani e zhdukur qe pesë ditë, familjarët: Babai i saj me kancer nuk do mund t’i mbijetojë këtij lajmi

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’