Lajme

Pozhari i thur lavde Kurtit, me këtë ‘harxh’ edhe vetes

Analisti pro VV’së, Xhevdet Pozhari vazhdimisht publikon fotografi me kryeministrin e vendit Albin Kurti, duke thurur lavde për të, shkruan Gazeta Metro.

E njësoj ka vepruar edhe në postimin e fundit, por kësaj here i thuri lavde edhe vetes.

Pozhari tha se ai dhe Kurti janë dy shqiptarë që kanë kuptuar se demokracia amerikane është djepi ku përkundet ëndrra që vendi të bëhet shtet i barabartë për të gjithë.

Tutje Pozhari vazhdoi me lavdatat e superlativat duke thënë se janë të përbetuar që vendit t’i shërbejnë me nder deri në frymën e fundit.

Më poshtë postimi i plotë:

Dy shqiptarë që kanë kuptuar se demokracia amerikane është djepi ku përkundet ëndrra që vendi të bëhet shtet i barabartë për të gjithë.

Dy të përbetuar që vendit t’i shërbejnë me nderë, deri në frymën e fundit.

E, ne jemi veç dy nga 50% e popullatës që e dinë se Vetëvendosja është shpresa e fundit që ky vend të kthehet për së mbari.
Na e ke zbardh fytyrën, kryeministër!

Related posts
Lajme

Gastronomët kërcënojnë Qeverinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *