Lajme

Pozhari i reagon deputetit të VV’së

Gazetari Xhevdet Pozhari, i ka reaguar deputetit të VV’së, Besim Muzaqi, i cili ka postuar fakte lidhje me biznesin që gazetari ka me vëllaun e kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përcjellë Gazeta Metro.

Pozhari ka thënë se të gjithë janë në dijeni që unë jam bashkëpronar në portalin 24-orë.info.

Ka qenë deputeti Muzaqi, që e ka akuzuar Pozharin se po ia mban anën kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahirit, sepse ka në bashkëpronësi një biznes me vëllaun e Tahirit.
Postimi i plotë i Pozharit:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje paska shkruar një fakt që e dinë të gjithë, se unë jam bashkëpronar në portalin 24-ore.info
Po, z. Muzaqi, unë punoj dhe jetoj nga rroga. Lëvizjen Vetëvendosje e kam përkrahur që në këtë vend të vjen ndryshimi dhe të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Reagimi ndaj kandidatit tuaj ishte pikërisht pse ai e potencoi disa herë se do të jetë më i privilegjuar shkaku i nivelit qendror, gjë që ma rikujtoi kohën e Hashim Thaçit kur premtonte qindra miliona euro për komunat që i udhëhiqte PDK-ja. Pra, edhe në atë situatë unë e mbrojta Albinin, e kandidati juaj e sulmoi duke e barazuar me mendësinë e Thaçit.

Njëjtë sikundërse edhe kandidatit të LDK-së i thashë se nuk është korrekte që të mirat e qeverisjes t’ia atribuojë vetvetes, e të këqijat VV-së kur ka qenë pikërisht VV-ja që e ka ndihmuar të bëhet kryetar dhe keni bashkëqeverisur për tre vite ‘mirë ose keq’, le ta vlerësojnë qytetarët.
Por, askush nuk ka pritur që gjatë kësaj qeverisje ti ta punësosh gruan dhe bashkëpartiakë të tjerë familjarët. Përfshirë edhe kandidatin që e keni në garë i cili e ka punësuar vëllain.

Kjo është arsyeja kryesore se pse ju, z. Muzaqi nuk jeni kandidat sot, por është përzgjedhur dikush tjetër. Albin Kurti nuk është i verbër që mos ta sheh se çfarë keni bë në Vushtrri. Me aq pak pushtet, jeni tjetërsuar komplet. Keni vjedh edhe në subvencione të bujqësisë, siç është rasti i asambleistit tuaj. Po sikur të kishit më shumë pushtet?
E, surrati juaj merret me punën time që e bëj me nderë pa kërkuar kurrë asnjë ndihmë e as favor nga Qeveria.

Postime të ngjajshme
Lajme

Sa vota më shumë është Ardian Gjini përpara Mimoza Kusarit?

Lajme

Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Lajme

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Lajme

Zhduket një vajzë në Klinë