Lajme

Posti i presidentit mos të përfshihet në bisedimet LVV-LDK

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës pritet të përfshihet në bisedimet në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për marrëveshjen eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Por, njohësit e rrethanave politike e kanë parë me skepticizëm një gjë të tillë.

Shkëlzen Maliqi, Albinot Maloku dhe Faton Abdullahu kanë thënë për gazetën “Epoka e Re”, se posti i presidentit nuk duhet të përfshihet në këto bisedime.

Sipas tyre, kjo çështje mund t’i kompikojë bisedimet për qeverinë e re ndërmjet të dy partive.

Ndryshe, deputeti i ardhshëm i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një emision televiziv ka thënë se pozita e kryeparlamentarit dhe e presidentit të Kosovës i takojnë LDK-së.

“Neve na takojnë kryeparlamentari dhe presidenti. Nëse 28 deputetë të LDK-së votojnë kryeministrin e Kosovës nga VV, atëherë 29 deputetë të VV-së duhet që t’i votojnë LDK-së kryeparlamentarin dhe presidentin”, ka deklaruar ai. /T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat