Sport

Porta e Kosovës nuk sjell garanci, nuk pritet përforcimi me ndonjë portier para ndeshjeve të marsit

Përfaqësuesja e Kosovës nuk qëndron mirë me portën. Portieri i parë i “Dardanëve”, Arijanet Muriq assesi të përshtatet në ndonjë klub.

Në afatin kalimtar veror, portieri shqiptar u huazua nga Manchester City te Girona në Spanjë, por as aty nuk arriti t’i bindë drejtuesit e klubit spanjoll, raporton “Zeri.info”.

Muriq gjatë ditës së djeshme u largua nga Girona dhe u huazua te klubi holandez, Willem II, si zëvendësues i portierit të lënduar, Robbin Ruiter.

Në dispozicion, përzgjedhësi Bernard Challandes ka edhe Visar Bekajn dhe Samir Ujkanin, të cilët asnjëherë nuk i kanë “mbushur syrin” zviceranit për pozitën e portierit të parë.

“Zeri.info” ka kontaktuar me ndihmëstrajnerin e Kosovës, Muharrem Sahitin në lidhje me këtë çështje.

Përpara ndeshjeve të marsit, Sahiti nuk është optimist për ardhjen e ndonjë portieri tjetër te “Dardanët”.

“Sigurisht se do të vazhdojmë me portierët që i kemi pasur, momentalisht janë këta, para ndeshjeve të marsit është kohë e shkurtër. Nuk është e lehtë të bëhen prurje të reja”, ka thënë Sahiti duke vazhduar:

“Është një proces ku jemi në kontakt me disa futbollistë, por nuk mund t’i bëjmë publik”.

Për fund, Sahiti tha se mund të ketë prurje para ndeshjeve të marsit, por që nuk ka garancion.

“Nuk ka garancion, por gjithçka pritet. Nuk mund ta dimë tani”, përfundoi të martën për “Zeri.info” Muharrem Sahiti.

Postime të ngjajshme
Sport

Nga porta në sulm, të paktën 51 emra të gatshëm për Kombëtaren – ja pse Reja ka një super skuadër

Sport

Emir Sahiti shënon gol në Kroaci

Sport

Nesër takimi i 30-të mes Prishtinës dhe Llapit: Forma momentale e skuadrave dhe rezultatet nga 29-të ndeshjet e kaluara

Sport

Hoxha rrëfen tmerrin me policin rus: Më nxori nga shtëpia dhe gjuajti dy herë me armë