
Sekretari i shtetit të SHBA-së, Mike Pompeodo të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet për situatën në Lindje të Mesme, shkruan Tellereport.
Ndërsa në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan bëhet e ditur se Sekretari i shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Anthony Guterres në New York më 20 gusht.
Po ashtu “Pompeo do të udhëtojë në New York më 20 gusht për të marrë pjesë në një debat të Këshillit të Sigurimit të KB të organizuar nga Misioni Polak në Kombet e Bashkuara mbi sfidat për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen e Administratës për zgjidhje shumëpalëshe . Sekretari do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të KB Antonio Guterres dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.
Për takimin Pompeo-Vuçiq që do të mbahet nesër, sot janë duke raportuar edhe mediat në Serbi.