Lajme

Politikanët i çojnë fëmijët në shkolla të shtrenjta

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Fillon viti i ri shkollor, politikanët kosovarë përurojnë shkolla publike, dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private.

Ramush Haradinaj këtë mëngjes përuroi një shkolle të re publike në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës.
Ai por edhe të tjerët teksa uruan fëmijët për vitin e ri shkollor përmenden edhe rritjen e cilësisë në shkollat publike.

Por për fëmijët e tyre ata kanë zgjedhur institucione shkollore private.
Ramush Haradinaj të hënën përcolli djalin e tij Gjinin në një nga to.

Bëhet fjale për gjimnazin privat “ Loyola”.

E si duket nuk ishte e rastësishme një zgjedhje pasi që për këtë gjimanz qeveria e Kosovës vitin e kaluar kishte ndarë një shumë rreth 658 mijë euro.

E këto mjete ishin marrë nga Ministria e Financave.
Ky vendim ishte nënshkruar nga vetë Ramush Haradinaj.

E edhe fëmijët e tjerë të Hardinajt vijojnëmësimet në shkollën private ISP (International School of Prishtina)

Aty janë duke u shkolluar edhe fëmijët e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Gjithashtu, presidenti Hashim Thaci, ka zgjedhur që djali i tij të vazhdoj studimet në kolegjin privat UBT.

E ani pse ka më shume të ardhura dhe pasuri se politikanët e tjerë, Behxhet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se ai i ka regjistruar fëmijët në një shkollë publike.

Ish drejtori i Arsimit Jonuz Salihaj që vetë ishte pjesë e shkollave private e edhe atyre publike tregon se dallimi mes tyre nuk është aq i madh.

Ai mendon se liderët i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private vetëm për arsyeje të sigurisë.

Ai gjithashtu mendon se investimi i Qeverisë për kolegjin Loyola nuk ka qenë një vendim i duhur

Salihaj preferon që këto investim te bëhen në shkolla të cilat kanë kurrikulë të Ministrisë së Arsimit, e jo në shkolla gjermane./gazetaexpress

https://video.gjirafa.com/politikanet-femijet-ne-shkolla-te-shtrenjta?utm_source=gjvideo&utm_medium=HomepageSection&utm_campaign=M%c3%ab+t%c3%ab+rejat&utm_term=position_3

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat