Lajme

Policia vazhdon me dënime duke u bazuar në dëshmitë e qytetarëve

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave për shoferët që nuk po respektojnë rregullat e komunikacionit, e tash e disa ditë punën atyre po ua lehtësojnë edhe qytetarët të cilët po dërgojnë dëshmi të shoferëve të cilët po shkelin rregullat gjatë vozitjes.

Së fundmi, Policia ka njoftuar se ka dënuar një shofer me gjobë 150 euro, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Shoferit të cilit i është shqiptuar gjoba, ishte duke lëvizur në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Ndryshe, sipas të dhënave të publikuar nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 15 prej tyre me persona të lënduar, kurse 47 tjerë me dëme materiale. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 544 tiketa trafiku.

Postime të ngjajshme
Lajme

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza tjera të vaksinës AstraZeneca

Lajme

Me kaq vite burgim mund të dënoheni për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike

Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin