Lajme

Policia vazhdon aksionin në veri, serbët mblidhen edhe në Zubin Potok e Zveçan, sërish tym

Pasi përfunduan punë në një situatë jashtëzakonisht të tensionuar, Policia e Kosovës i ka tërhequr autoblindat nga Mitrovica e veriut për ta vazhduar aksionin kundër kontrabandës në Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton Gazeta Express.

Qytetarë serbë, ashtu si në Mitrovicën e veriut, janë mbledhur në qendër të Zubin Potokut, raporton Radio Kontakt Plus.

Njësia e Policisë së Kosovës gjendet edhe në Zveçan. Rruga pranë “Komova kafana” është e bllokuar.

Tym është parë aty, ndërsa qytetarët serbë vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur pranë.

Më herët, automjete të blinduara të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës hynë në pjesën veriore të Mitrovicës. Qytetarët e mbledhur serbë hodhën gurë, ndërsa Policia u kundërpërgjigj me bombola gazi.

Serbët po ashtu i sulmuan edhe fizikisht disa prej policëve në hyrje të një prej barnatoreve në veri.

Gjatë aksionit në Mitrovicën e veriut, nga tensionimi i situatës, dëme materiale iu shkaktuan disa automjeteve civile të parkuara aty pranë.

Sipas institucioneve të rendit, aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Policia ka njoftuar se deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen të janë të kontrabanduara.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë