Lajme

Policia shqiptare jep detaje për vetëvrasjen e pacientit me koronavirus

Një tjetër rast i rëndë! Një pacient me koronavirus është hedhur nga ballkoni i spitalit Infektiv këtë të martë.

Policia ndërkohë ka dhënë detaje zyrtare, duke thënë se fjala është për shtetasin me inicialet R.B, 69-vjeçar.

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Pacienti kishte ditë i shtruar pas infektimit me Covid.

Ky është rasti i katërt ku një pacient me Covid në Shqipëri hidhet nga lartësia. Tre rastet e tjera, të gjitha me pasojë vdekjen, kanë ndodhur në spitalin Covid-2 (sanatorium).

Ndërkohë një tjetër rast ka qenë ai i një të moshuari, i cili pasi doli prej spitalit Covid, u hodh nga lartësia e banesës së tij duke gjetur vdekjen në spital./Express

Postime të ngjajshme
Lajme

Lajm i mirë për mërgimtarët që jetojnë në Zvicër

LajmeShow Bizz

A e kishte parashikuar “Kafeneja Jonë” edhe tërheqjen e 10 përqindëshit?

Lajme

Ky është efektivi i policisë, që u gjend i vrarë brenda makinës

Lajme

Kjo është dita kur mund të tërhiqen paratë e Trustit