
I dyshuari L.R është arrestuar pas një pune operativo-hetimore të Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor të Pejës në bashkëpunim edhe me njësitet e tjera relevante
I njejti mendohet se ka kryer vepër penale “Vjedhje e Rëndë” edhe me datë 25.07.2019, në rrugën “Besnik Lajqi”.
L.R është i dyshuar për katër vepra penale, “Vjedhje e rëndë”, “Posedim i substancave narkotike”, “Kanosje” dhe “Dhunë në familje”.
I arrestuari L.R ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore dhe Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është lëshuar urdhërarrest ndaj tij.
Tek i dyshuari pas arrestimit janë gjetur katër qese plasmasi me substancë narkotike të llojit “Marihaunë”.
Pas intervistimit nga prokurori është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.