Lajme

Policia jep detaje shtesë rreth vrasjes së shumëfishtë në Pozhoran të Vitisë

Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pozhoran të Vitisë. Një burrë atje ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e më pas edhe veten. Detaje rreth kësaj ngjarje tragjike, ka dhënë Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet të jetë përdorur në raste.

“Fsh. Pozheran, Viti 30.12.2020-18:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe vetveten. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raport.

Postime të ngjajshme
Lajme

Dyshohet se koronavirusi i ri ka mbërritur në Kosovë

LajmeShow Bizz

Adriana Matoshi nuk beson ende që është kyqur në politik

Lajme

Moti për sot dhe ditët e ardhshme

Lajme

Kështu do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit