Lajme

Policia jep detaje për vrasjen në Gadime të Ulët, gjithçka filloi nga një mosmarrëveshje mes familjeve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në fshatin Gadime të Ulët, në Lipjan, ku deri te rasti ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në mes dy familjeve, shkruan Gazeta Metro.

Në Lipjan dje rreth orës 22:00, është raportuar se ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes dy familjeve.

Si pasojë e zënkës një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar nga policia si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në ILM për obduksion.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky është kosovari që humbi jeten në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Zjarr në Suharekë: Kryetari kërkon ndihmë

Lajme

Zjarr i madh në fshatin Studençan të Suharekës

Lajme

Humb jeten një pushues në plazhin e Shëngjinit