Lajme

Policia jep detaje për therjen me thikë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

Një person i plagosur është gjetur sonte në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmi.net raportoi lidhur me rastin, teksa u theksua se zyrtarët policorë intervenuan shpejtë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar rastin duke theksuar se zyrtarë policorë kanë hasur me një person të therur me thikë.

I njëjti është i moshës rreth 50 vjeç dhe ai tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sonte rreth ores 22:50, Policia në Prishtinë ka pranuar informatën lidhur me një person të therur me thikë në rr. Bill Klinton. Menjëherë njësitë policor kanë dalë në lokacion, dhe kanë hasur një person te shtrirë në rrugë i moshës rreth 50 vjeçare. Është njoftuar ndihma e shpejtë dhe personi është dërguar për trajtim mjekësor. Hetime policore janë duke u kryer lidhur me rastin për identifikimin e personave të involvuar dhe zbulimin e motiveve të këtij rasti”./Lajmi.net/

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *