Lajme

Policia jep detaje për rastin ku burri rrahu me shkop tri vajza në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje pasi në media doli një video ku shihet një burrë ka sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Një video nga momenti kur janë sulmuar tri vajzat është është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Front Online se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.

Ajo tha se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, tha Ahmeti. /frontonline.net

https://www.facebook.com/watch/FrontOnlineMedia/

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë