Lajme

Policia jep detaje për plagosjen e dyfishtë në Graçanicë, në kërkim edhe dy të dyshuar

Mbrëmë rreth orës 22:00, është raportuar se në një restorant në Llapjesellë të Graçanicës, ka pasur një mosmarrëveshje të momentit lidhur me shërbimin përtej kufizimeve të orarit midis disa personave dhe personelit të lokalit që për pasojë ka derivuar në një zënkë midis tyre ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

“Menjëherë pas raportimit, njësitë relevante policore të mbështetura edhe nga specialist për hetimin e rasteve të tilla si dhe atyre të ekzaminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha verimet e nevojshme policore me qëllim ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin. Nga hetimi preliminar janë nxjerr në pah dyshimet se të dyshuarit për të cilët dyshohet të ishin nën ndikim të alkoolit përderisa ishin si klientë brenda restorantit në fjalë, për shkak të refuzimit të shërbimit nga ana e personelit të restorantit kanë eskaluar me veprimet e tyre dhe për pasojë njëri nga ta nga jashtë restorantit ka shtënë me armë zjarri”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë rajonale në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Si rezultat i këtij veprimi, tre persona janë lënduar dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Dy nga ta janë liruar nga qendra mjekësore menjëherë pas trajtimit të marrë, përderisa njëri vazhdon trajtimin e mëtejmë.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar katër të dyshuar lidhur me rastin.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar përderisa dy të tjerë të identifikuar aktualisht janë në arrati.

Të arrestuarve: Xh. Berisha, mashkull 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A.Lutani, mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për procedim të mëtejmë./IndeksOnline/

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Kurti: Do të mundësojmë punësim të garantuar për një vit për të rinjtë nga 16-18 vjet

Lajme

Zyrtarja e Vetëvendosjes reagon pas sulmit fizik ndaj gazetarit Duriqi