Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur gjatë pasdites në Prishtinë, në mes të një autobusi të Trafikut Urban dhe një veture, në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Në Prishtinë saktësisht te rruga B, gjatë pasdites ka ndodhur një aksident në mes të një autobusi të Trafikut Urban dhe një veture.

Lidhur me këtë aksident, për Metron ka dhënë detaje, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se përveç dëmeve materiale, dëme tjera nuk ka.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor. Në këtë aksident, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje( një autobus dhe një furgon). Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për Metron.

‘Vrojtuesi e lagjes – Prishtinë’, kanë publikuar një video nga ky aksident dhe siç shihet në pamje se ky aksident ka shkaktuar kolonë e fluks të madh të veturave në këtë pjesë të rrugës në kryeqytet.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Kosovë, nga Policia është raportuar se janë shkaktuar 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 aksidente trafiku me dëme materiale.

Postime të ngjajshme
Lajme

Berisha i AAK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Pejës

Lajme

Parashikimi i motit për 5 ditë, ja sa pritet të zbresin temperaturat të premten

Lajme

Gazetarja shqiptare u bën thirrje kosovarëve të anulojnë pushimet në Shqipëri

Lajme

Policia arreston edhe një person pasi dyshohet për zjarrvënie