Lajme

Policia jep detaje nga plagosje e mbrëmshme në Fushë Kosovë: Vëllai plagosi vëllain aksidentalisht

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ngjarjen në Fushë Kosovë, ku mbrëmë kanë mbetur dy persona të plagosur, shkruan Gazeta Metro.

Dje në Fushë Kosovë janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vllaun e tij.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja.

Dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë.

Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Lajme

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por ......

Lajme

Ky është personi i cili ndërroi jetë në aksidentin e sontëm

Lajme

Vetura godet për vdekje 59-vjeçarin që po ngiste biçikletën në Vushtrri