
Sigal Prishtina ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës në basketboll.
“Bardhekaltrit” triumfuan në finale përballë Yllit me shifrat 76:82. Derisa po bëhej ceremonia e ndarjes së Kupës për kryeqytetasit, jashtë palestrës është sulmuar me gur autobusi i klubit prishtinas.
“Zeri.info” ka kontaktuar me stacionin policor në Suharekë dhe të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast.
“Rasti ka ndodhur në parking. E kanë gjuajtur me gur dhe e kanë thyer. Kjo ka ndodhur gjatë momentit kur ka përfunduar ndeshja, saktësisht gjatë ceremonisë ndarjes së Kupës. Policët kanë qenë të koncentruar brenda sallës duke e mbajtur rendin”, kanë thënë për “Zeri.info” nga stacioni i policisë në Suharekë.
Ndryshe, trofeu i Kupës së Kosovës për Prishtinën ishte e 15-ta në histori të klubit.