Lajme

Policia ja merr 1,150 euro lëmoshkërkuesit në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

“Në kuadër të këtij aksioni policia sot, ka ndaluar personin S.XH (M/SH/SH) 83 vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët , që saherë që hasin në lypësarë , të njoftojnë menjëherë policinë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Bisha” që u rrokullis në bjeshkët e Deçanit, dalin detajet se cila është vlera e saj

Lajme

Reagon koloneli amerikan që shërbeu në Kosovë, pasi mbështetësi i Kurtiti tha se SHBA’ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Lajme

Ja cili është qyteti i fundit i çliruar nga Serbia 22 vjet më parë

Lajme

Rufki Suma i çon ‘selam’ Ramiz Lladrovcit si kryetari më i mirë i zgjedhur