Lajme

Policia e Kosovës në aksion të përbashkët me policinë gjermane, konfiskohen armë e narkotikë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur për një aksion të njësitit Anti-Drogë, në rajonin e Prishtinës që është bërë në koordinim me policinë gjermane.

Sveçla theksoi se në kuadër të këtij aksioni është arrestuar një person i dyshimtë për kontrabandë me narkotik, ndërsa është konfiskuar edhe 2.5 kilogramë kokainë, tri armë, karikator, qindra fishekë si dhe dy automjete, raporton lajmi.net.

“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, shkroi ndër të tjerash ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Fëmija 10-vjeçar i shpëtoi jetën motoçiklistit, ja me çka e shpërbleu policia gjermane

Lajme

“Bisha” që u rrokullis në bjeshkët e Deçanit, dalin detajet se cila është vlera e saj

Lajme

Reagon koloneli amerikan që shërbeu në Kosovë, pasi mbështetësi i Kurtiti tha se SHBA’ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Lajme

Ja cili është qyteti i fundit i çliruar nga Serbia 22 vjet më parë