Lajme

Policia e Kosovës është në kërkim të Bashkim Hotit,nga Klina

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni urgjentisht Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës është në kërkim të Bashkim Hotit, i dyshuar për tri raste të veprës penale “Mashtrim”, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate, Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për ta arrestuar personin e kërkuar.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –E-mail adresa: [email protected]

Postime të ngjajshme
Lajme

Pas Amerikës, Kurti tani del edhe kundër BE’së

Lajme

Ekskluzive: Sulmohet zv.ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla

Lajme

Qerim Kelmendi kishte paralajmëruar vdekjen e tij, ja çfarë kishte shkruar në postimin e fundit

Lajme

Zv.komandanti i policisë, në Pejë, deklarohet për vrasjen e Qerim Kelmendit